Rreze Dielli 21 Nentor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P.1 - Bukë për mëngjes

#rrezedielli #reportTV Supë me pulë dhe limon Përgatitja 400 gr mish pule me kockë 4 thelpinj hudhër 1.5 litër ujë 1 filxhan kafe oriz 1/2 limon ( lëngu i tij) 2 të verdha veze 2 lugë gjelle majdanoz i grirë kripë dhe piper të zi P Përgatitja: Vendosim tenxheren me ujë për të valuar në momentin e vlimit. Shtojmë mishin e pulës, hudhrat ( të cilat do ti largojmë më vonë). Vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë. Pasi të kalojnë 10 minuta. Shtojmë kripën dhe e lëmë të ziejë dhe për 30 minuta të tjera deri sa shohim që mishi është shkëputur nga kocka. Kullojmë lëngun dhe shtojmë në të karrotën, orizin I lëmë të ziejnë për 15 minuta. Pastrojmë mishin nga kokcat dhe lëkura e copëtojmë në copëza të vogla dhe I shtojmë në tenxhere dhe 1/2 e majdanozit. Pasi të kalojmë 15 minuta. Rrahim në tas 2 të verdha vezë, lëngun e limonit , pak ujë. Shtojmë pak lëng supe në tas e përziejmë dhe e shtojmë në supë duke e përzjerë ngadalë sat ë marrë pak valë jo në temperaturë të lartë e servirim me piper të zi dhe pak majdanoz.